-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhavit Haliti: Aleksandar Vulin ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se në ditën e sulmit në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator ndaj Policisë së Kosovës nga terroristët, në Kosovë ishte shefi i BIA-s, Aleksandar Vulin.

“Vulin, ish-shefi i shërbimeve sekrete serbe ishte në Banjskë, ishte në veriun e Mitrovicës dhe askush nuk e tha, por diplomacia funksionon pak më ndryshe prej ne që mendojmë, por ai u detyrua të japë dorëheqje në Serbi. Ai ishte në Kosovë gjatë sulmit në Banjskë” ka thënë Haliti.

Ai shtoi gjithashtu se ndërkombëtarët janë në dijeni që Vulin ndodhej atje në kohën kur ndodhi sulmi.

“Ndërkombëtarët e dinë që Vulin ka qenë atje në atë periudhë…Vetë fakti që s’po bëhet raporti për atë që ka ndodhë në veriun e Kosovës flet që demokracia është duke vepruar me qëllim që disa çështje të heshten dhe raportet e bisedimet të shkojnë në përmbyllje të kësaj situate”, ka shtuar ai.

Në përfundim Haliti tha se do të zgjidhet rruga diplomatike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit