Ilda Gjoni ka ndërruar jetë para 2 ditësh në moshën 48-vjeçare, shkaqet e vdekjes së parakohshme të saj nuk dihen ende.
Ilda njihej më së shumti si motra e madhe e Inisit dhe Ingridit por ajo ka qenë e para që ka qenë pjesë e ekranit nga familja.
Ilda ka pasur daljen e saj në ekran si moderatore, eksperiencë e cila nuk zgjati shumë pasi ajo u bë nënë në moshë shumë të re dhe solli në jetë vajzën e saj të madhe, Anais Lika e cila është një aktore e famshme.
Pas 5 vitesh, Ilda u bë nënë për herë të dytë sërish me një vajzë. 4 vite më vonë, në moshën 27 vjeçare, kur vajza e madhe ishte 9 vjeç Ilda u divorcua me bashkëshortin.
Gjatë intervistave Ana nuk e kujton divorcin e prindërve si diçka të keqe.
Nga martesa e dytë, disa vite më vonë familja u shtua edhe me një djalë.
Ilda ka pasur një mardhënie shumë të mire dhe speciale me motrat, madje ato kishin zgjedhur të jetonin shumë pranë njëra-tjetrës.