Në shtëpinë e Rudina Dembacajt sot është një ditë e shënuar pasi vajza e saj Viktoria ka ditëlindjen.
Ajo mbush sot 7 vjeç dhe Rudina i ka bërë një urim mjaft të bukur në rrjetet sociale.
“Ishte 28.12.2016 ora 07:00 e mëngjesit kur mësova çfarë është dashuria e papërshkrueshme me fjalë, lindja jote! Dritë e syve të mi, gëzuar ditëlindjen! Marr frymë kur ndrisin sytë e tu, bëhem me krahë kur qesh buza jote. Je shoqja ime më e ngushtë. Përgjithmonë edhe kur mami të bëhet plakë me buzë të kuqe ( siç thua ti ) , përgjithmonë dorë për dore. #viktimamit #7vjeç“.