-sidi education-spot_img
21.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reagon Kosova/ Rama bllokon doganën e Morinës nga protesta!

Kryesoret

Autoritetet shqiptare kanë nisur kontrolle të rrepta për shkak të protestave antiqeveritare të cilat po mbahen në Tiranë, duke vështirësuar kalimin dhe krijuar kolona të gjata pritjeje rreth 3.5 km, situatë e ndodhur në pikën kufitare të Morinës në Kukës, lidhja mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Kjo ka ardhur pasi pak ditë më parë drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Skënder Hita, në kuadër të sezonit turistik dhe fluksit të lartë të hyrjeve në Shqipëri jo vetëm të vizitorëve por edhe personave me precedent penal që marrin pjesë në protesta, me anë të një vendimi ka kërkuar kontrolle të imtësishme dhe marrjen e këtyre masave të rrepta.

Ndërkohë me anë të një deklarate për mediat “Qendra e Menaxhimit Kufitar” është shprehur se në dalje të Kosovës janë krijuar kolona të gjata pasi autoritetet shqiptare janë duke regjistruar qytetarët që futen në territorin e Shqipërisë. Kjo ka çuar në krijimin e kolonave deri në 3,5 kilometra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit