-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapen tenderat për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit! Kostoja e projektit 380 milionë euro

Kryesoret

Në faqen e bankës Europiane është hapur tenderi për rindërtimin, zhvillimin dhe gjithë monitorimin e projektit të hekurudhave. Tenderi është me 2 faza dhe do të jetë i disponueshëm deri në 31 janar për të gjithë konsulentët e interesuar. Autoriteti kontraktues është kompania publike “Hekurudhat shqiptare”.

Projekti është një nga më të medhenjtë në sektorin hekurudhor që pas viteve të tranzicionit. Kostoja totale e tij është në vlerën e 380 milionë eurove me 3 institucione financuese si Banka Europiane Për rindërtim dhe zhvillim, Korniza e Investimeve për BP dhe Banka Europiane e Investimeve.

Gjysma e shumës do të garantohet nga këto institucione e ndërsa gjysma tjetër nga kreditë.
Projekti synon ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit