Ish-kryetari i bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla është dënuar me 3 vite burg për shkelje të barazisë në tendera. Si pasojë e gjykimit të shkurtuar do të përfitojë uljen me 1/3 e dënimit dhe në përfundim do të vuajë 2 vite heqje lirie.
Brenda 2 viteve do të llogaritet edhe koha e paraburgimit nga momenti i arrestimit. Lefter Alla u dënua për një tender me vlerë rreth 3 milionë Euro për një ujësjellës që ia dha mikut të tij.
Gjithashtu gjykata ka dënuar edhe 8 zyrtarë dhe punonjësit e firmës që fitoi tenderin.