16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat britanike: Lulzim Berisha, njeriu më i kërkuar i Evropës u gjet i fshehur mes turistëve

Kryesoret

Gazeta britanike Express, ka shkruar në lidhje me arrestimin e Lulzim Berishës, duke thënë se shqiptari më i kërkuar në Europë, u kap teksa fshihej mes turistëve britanikë në Spanjë.

“Policia në Spanjë ka arrestuar Lulzim Berisha, 52 vjeç, një mafioz i dyshuar shqiptar, i cili ishte në arrati për gati dy vjet.

Berisha, i përshkruar si një nga “Më të Kërkuarit” e Shqipërisë , thuhet se ishte organizatori i një bande kriminale përgjegjëse për shumë vrasje që datojnë që nga viti 1998” shkruan gazeta.

Karriera kriminale e Berishës nisi në vitet ’90, ndërsa banda e tij kishte një ndikim shumë të madh në rajonin e Durrësit, duke u bërë eksportuesja kryesore e kokainës dhe armëve në Shqipëri.

Pavarësisht se ishte dënuar me 25 vite burg, ai arriti t’i shpëtonte drejtësisë shqiptare dhe të arratisej nga vendi.

Ai jetonte në Alicante me një identitet të ri dhe me një pasaportë falsë. Atje e thërrisnin me pseudonimin ‘Durrësi’.

Një gjykatë në Madrid do vendosë për ekstradimin e tij, të cilin ai e kundërshton me forcë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit