Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo ka bërë që ajo, konferencën vjetore për shtyp, ta shtyjë për datën 4 janar të vitit 2024.
Konferenca për shtyp, e cila do të mbahet “në orën 11:00, në marrëveshje me Urdhrin e Gazetarëve”, fillimisht ishte planifikuar para Krishtlindjeve dhe më pas u shty për në 28 dhjetor për arsye shëndetësore.
Dje zyra e Melonit e shtyu për herë të dytë dhe ky veprim dyshohet të jetë ndërmarrë për shkak të rishfaqjes së gripit te kryeministrja.
Sot ndihmësit e saj thanë se ajo vuante nga një “çështje e otolitit” që e ka detyruar të qëndrojë “në shtrat dhe në errësirë” për gati dy ditë.
Të mërkurën në mbrëmje, Meloni thuhet se mori një vizitë në shtëpi nga një specialist.