Bëhet me dije se ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj i është kontrolluar banesa nga Policia e Shtetit dhe BKH-ja.
Kontrolli në banesën e ish-ministrit në rrugën e “Barrikadave” po bëhet për shkak të hetimeve të SPAK për koncesionin e sterilizimit.
Beqajt i është caktuar nga SPAK masa e shtrëngimit të paraqitjes në policinë gjyqësore dhe ndalimin e daljes jashtë vendit si person nën hetim për shpërdorim detyre në procedurat e koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.
Beqaj është urdhëruar të paraqitet çdo të premte në Byronë Kombëtare të Hetimit, të mos largohet nga territori i Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës si dhe i ndalohet përdorimi i pasaportës apo mjeteve të tjera identifikuese për daljen jashtë shtetit.