-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thiago Motta, njeriu i cili po bën një qytet të ëndërroj sërish

Kryesoret

Bolonja ka një histori të respektueshme në kampionatin italia, por sukseset e saj më të mëdha kanë përfunduar kohë më par, në vitin 1974 për të qenë më të saktë, aty ku “Rossoblu” ngritën kupën e tyre të fundit të Italisë, që mbylli gjithashtu dhe ciklin e shtatë “Scudetto-ve”.

Një ekip dhe qytet i cili garat europiane nuk i ka jetuar që prej vitit të largët 2003, dhe në këto dy dekada ka kaluar katër sezone në Serinë B.

Një skuadër e cila në vitet e fundit sheh veten të “rrotullohet” poshtë vendeve të 10-ta në Serie A, aq sa sigurimi i mbijetesës është kthyer në një karakteristikë krenarie për tifozët e saj, sikur nuk kanë mbajtur kurrë mbi fanellën stemën e kampionëve, apo të pretendentëve.

Dhe tani? Bolonja me Thiago Mottan në stol është rikthyer të endërrojë dhe së bashku me ta një qytet i tërë.

Vendi i katërt në renditje, i mjaftueshëm për të kapur UCL (nuk ka luajtur kurrë), vetëm dy humbje në 17 raunde, mbrojtja e 3-të më e mirë në Serie A, dhe ai shkurorëzim i Interit në Kupën e Italisë, kampionët e dy edicioneve të fundit.

Ka nga ata që flasin për një mrekulli, por pas këtij momenti madhështor qëndron një rritje e ngadaltë dhe e vazhdueshme. Joey Saputo, gjithashtu pronar i CF Montreal në MLS, mori frenat e njësisë në vitin 2015, pas një viti duke e ndarë atë me Joe Tacopina. Pas një faze pritjeje dhe mundi të gjatë në vitin 2022 Giovanni Sartori mbërriti nga Atalanta si kreu i zonës sportive.

Sinisa Mihajlovic e kishte zënë stolin e Rossoblú që nga fundi i sezonit 2018-19.

Pamjet e lojtarëve që e vizitonin në spital gjatë sëmundjes dhe ia dedikonin çdo fitore bënë xhiron e botës. Serbi u largua në shtator të vitit 2022, tre muaj para se të vdiste dhe shumë thonë se pas momentit të madh të këtyre muajve qëndron shpirti dhe forca e tij, ende shumë e pranishme në dhomat e zhveshjes.

Në vend të tij bordi zgjodhi Thiago Motta-n, i cili sapo kishte pasur një sezon të mrekullueshëm te Spezia.

‘El Profe’, siç e quan mbrojtësi Lucumí, filloi ngjitjen e tij gradualisht dhe e përfundoi sezonin me 54 pikë, një rekord në historinë e klubit. Motta mori telefonata nga disa klube të mëdhenj (përfshirë kampionin e fundit Napoli), por ai vazhdoi të drejtonte projektin e tij. Dhe këtë merkato ngriti zërin. “Ne kemi nevojë për cilësi, duhet të investojmë”, tha trajneri verën e kaluar.

Sartori e dëgjoi. Ai shiti pa u menduar dy herë  Arnautovic, shtylla e vijës së sulmit, dhe vendosi të vërë bast gjithçka për Zirkzee.

Holandezi mbërriti në vitin 2022 për 8.5 milionë nga Bayerni dhe, pas një sezoni adaptimi, ai ka shpërthyer. Ai ka tetë gola dhe katër asistime në 19 ndeshje dhe ka treguar cilësi të jashtëzakonshme brenda dhe jashtë zonës.

Sartori, investoi gati 10 milionët që Interi i pagoi për Arnautovicin në Sam Beukema, kreun e ri të mbrojtjes, në AZ Alkmaar.

Ndryshime të cilat dhanë efektin e dëshiruar nga trajneri.

Bolonja nuk kishte fluturuar kaq lart për 20 vjet dhe është një kryevepër. Përveçse është mbrojtja e tretë më e mirë në Itali, është skuadra e tretë më e mirë për pasimet e përfunduara (8054) dhe e treta për topat e luajtur (11384).

Në këtë sezon ata barazuan me Juventusin (1-1), Napolin (0-0), Interin (2-2) dhe fituan me Lazion, Romën dhe Atalantën, të gjithë rivalë të drejtpërdrejtë për pozitat evropiane. Dhe, ndërsa Bolonja ëndërron, thashethemet për të ardhmen e saj tashmë kanë filluar: Milan, Barça, PSG dhe disa skuadra Premier.

Megjithatë është ende mesi i sezonit, dhe Bolonja kërkon të vazhdojë të ëndërroj, edhe nëse vetëm për pak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit