-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e 34-vjeçares/ Dyshohet se u hodh nga kati i dytë i hotelit pas një debati

Kryesoret

Kanë dalë detaje të reja nga vdekja e Artila Kamberit, 34-vjeçares nga Gjakova e cila dyshohet se u hodh nga kati i dytë i një hoteli ku po qëndronte bashkë me 32-vjeçarin nga Peja, Asdren Begolli.

Por si ndodhi ngjarja tragjike?

Rreth orës 03:30 tashmë e ndjera, Artila Kameri dhe Asdren Begolli, dyshohet të jenë përfshirë në një konflikt verbal me njëri-tjetrin.

Kjo është 34-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në Kosovë

Si rrjedhojë, 34-vjeçarja dyshohet se ka kërcyer nga tarraca e hotelit dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda trupore që rezultuan të jenë fatale për të.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale kanë konstatuar vdekjen e saj.

Lidhur me rastin nga Policia thanë për Sinjalin se me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

34-vjeçarja u gjet sot e vdekur, disa vite më parë bashkëshorti i saj u vetëvra

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit