-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A u rrah Naim Murseli? Flet drejtori i policisë së Kosovës

Kryesoret

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në FRONAL të T7 ka folur edhe për pretendimet e babait të Naim Murselit se djali i tij është rrahur brenda burgut nga zyrtarë policorë.

Hoxha ka thënë se është e ndaluar që zyrtarët policorë të marrin informacione përmes përdorimit të forcës dhe thotë se kushdo që ka pretendime të tilla mund t’i drejtohet Policisë dhe IPK-së.

Drejtori i Policisë ka thënë se nuk beson që policët e Kosovës kanë shkuar në një nivel të tillë, duke qenë se ka dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij.

“Zyrtarët tonë s’lejohet të marrin informacione përmes përdorimit të forcës. Është e ndaluar dhe përbën vepër penale. Dikush që ka pretendime të tilla lirisht le të kontaktojë Policinë apo IPK-në i cili do të trajtoje hollësisht një pretendim të tillë. Nuk i inkurajojmë veprime të tilla brenda institucionit të Policisë. Si menagjment do t’i gjykojmë dhe ndjekim për nxjerrjen e të vërtetës. Nuk besoj që policët tanë kanë shkuar në këtë nivel. Ka pasur dëshmi të mjaftueshme dhe rasti është kompletuar në tërësinë e tij”, ka thënë Hoxha.

Vrasja e Liridonës/ Drejtori i policisë së Kosovës: Mund të ketë arrestime të tjera

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit