Ilir Beqaj mohoi të ketë pasur lidhje me dyshimet e ngritura ndaj tij, si fshehja e pasurisë apo lidhje me kompaninë farmaceutike “Delta Pharma”
Ai theksoi se ministry nuk bën tendera dhe se nuk ka pasur asnjë interes financiar sa i takon sipërmarrjeve farmaceutike gjatë kohës që ka qenë ministër.
“Së pari ministri nuk bën tendera. Në kohën kur kam qenë ministër, nuk kam pasur asnjë interes financiar me asnjë sipërmarrje farmaceutike në Shqipëri apo me pronarët e tyre. Unë prej vitesh përballem me këto çështje.
U bë një kontroll në banesën time, nuk ishte nevoja të thërrisja avokatin sepse ato çfarë ka një familje normale si sende gjenden aty. Ata që erdhën e bënë kontrollin më treguan një vendim gjykate në procesin e një hetimi që bëhet ndaj një personi tjetër” deklaroi Beqaj.
Ilir Beqaj flet pas kontrollit në banesë: Hetimet janë për persona të tjerë