-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bonusi i bebeve/ Kusht qëndrimi për 180 ditë në Shqipëri

Kryesoret

Qeveria synon që të orientojë politikën e nisur para pak kohësh në lidhje me bonusin e bebeve të porsalindura në Shqipëri.

Sipas vendimit të miratuar të mërkurën e kësaj jave, Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime në lidhje me rregullat për përfitimin e bonusit.

Këshilli i Ministrave ka vendosur kushtin e ri për qëndrimin e 180 ditëve në Shqipëri në vitin paraardhës për prindërit e foshnjave të sapolindura. Këto të dhëna do të merren nga sistemi TIMS.

Gjithashtu për shtetasit e huaj që janë vendosur në Shqipëri si azilkërkues apo refugjatë duhet të vendosin që shtetësia e fëmijës të jetë shqiptare.

Qeveria miratoi bonusin e bebeve që ka një përfitim financiar prej 40 mijë lekësh për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për të tretin dhe foshnjat e tjera në vijim si një politikë për rritjen e lindshmërisë por deri më sot nuk ka një vlerësim mbi efektivitetin e saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit