-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Beqaj flet pas kontrollit në banesë: Hetimet janë për persona të tjerë

Kryesoret

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar dhe masën e sigurisë të vendosur ndaj tij me detyrim paraqitje.

Në deklaratë për mediat Beqaj shpjegoi arsyen e paraqitjes gjithashtu u shpreh se deri më tani ndaj tij nuk ka ende asnjë provë faji.

“Unë çdo të premte paraqitem para hetuesve, për një procedurë që është e thjeshtë për çështjen e sterilizimit për të zbatuar dhe masën e sigurisë, detyrim paraqitje.

Ende pres të kuptoj se cili është faji që kam bërë. Përveç atyre që janë interpretime, sepse deri më tani nuk ka asnjë provë faji. Jam i interesuar të pres vendimin e gjykatës” u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë.

Ilir Beqaj paraqitet në SPAK

Beqaj gjithashtu foli dhe për kontrollet që janë kryer në shtëpinë e tij nga ana e BKH-së.

“Sigurisht ata që erdhën të bëjnë kontrollin më treguan një proces gjykate ndaj një hetimi që bëhet ndaj një personi tjetër” tha Beqaj.

Po vijnë prangat? Tre goditje të forta brenda një dite për Ilir Beqajn

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit