Superkupa e Turqisë ndërmjet Fenerbahçes dhe Galatasaray, e planifikuar për datën 29 dhjetor në Riad, u shty në momentin e fundit për një datë të mëvonshme.
Në kulmin e tensioneve mes Turqisë dhe autoriteteve arabe, dy skuadrat nuk kanë pranuar të shkojnë në stadium dhe pritet të kthehen në Stamboll këtë mbrëmje.
Incidenti diplomatik u shkaktua nga kërkesat e vendosura nga Arabia Saudite ndaj klubeve turke (pavarësisht se ka pasur një marrëveshje të mëparshme mes palëve): të ndalohet hyrja në banderolën “Paqe në shtëpi, paqe në botë”, fanella speciale dhe festive me referenca për Ataturk, himni kombëtar turk dhe imazhet e Ataturkut, themeluesit dhe presidentit të parë të Republikës Turke.
“Do të doja të kujtoja fjalën e paraardhësit tonë ‘Paqe në shtëpi, paqe në botë’ – tha presidenti i Fenerbahçes, Ali Koç, “Ne po dilnim me këtë pankartë por me sa kuptoj, autoritetet nuk e pranuan” shtoi ai.
“Nëse himni ynë kombëtar nuk mund të këndohet, ne nuk do të dalim në fushë” deklaroi sekretari i përgjithshëm i Galatasaray-t Eray Yazgan.
Ndërkohë me një njoftim zyrtar ka dalë dhe Federata Turke e Futbollit.
“Superkupa e vitit 2023, e planifikuar për të premten më 29 dhjetor, është shtyrë për një datë që do të përcaktohet për shkak të vendimit të përbashkët të marrë me klubet tona. për shkak të disa ndërprerjeve në organizim. Falënderojmë Federatën e Futbollit dhe institucionet e vendit pritës për përpjekjet e deritanishme në organizimin e Superkupës”, thuhet në njoftim.