Franc Çopja i cili njihet si i shumëkërkuari i Elbasanit është ekstraduar të premten nga Dubai në Belgjikë pas urdhër arrestit “vrasje me paramendim”.
Ai u arrestua në Dubai pasi dyshohet si porositësi i vrasjes së Arjan Spahiut, 38 vjeç, një ngjarje e ndodhur në 27 nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.
Spahiu ishte aktiv në tregtinë e drogës. Në momentin e vrasjes së tij, telefoni i tij po përgjohej nga policia në një hetim të madh droge. Ai kishte një laborator droge në shtëpinë e tij në Bruksel, ku mbahej kokaina.
Spahiu është kunati i Erjon Alibejt, i cili prej vitesh është në konflikt të hapur me vëllezërit Çopja, që ka shkaktuar vrasjen e disa personave në Elbasan e jashtë vendit. Për vrasjen e tij janë arrestuar Florenc Meçe në Spanjë dhe Elvis Murati në Gjermani dhe së fundmi Franc Çopja
Çopja mban dhe disa emra dhe mbiemra të tjerë të cilat u transferuan në organet përkatëse sipas marrëveshjes së ekstradimit mes Emirateve të Bashkuara dhe Belgjikës.