-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrumbullaku: Asnjë polic nuk ka pranuar se ka përdorur “SkyECC”

Kryesoret

Pas dorëzimit të formularëve nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit në lidhje me përdorimin e aplikacioneve “SkyECC” dhe “Eurochat”, aplikacione këto të lidhura ngushtë me veprimtarinë kriminale, ka folur zyrtarisht dhe Muhamet Rrumbullaku.

Në takimin e përvitshëm me gazetarët, drejtuesi i Policisë së Shtetit, foli për punën e policisë në 2023-shin gjithashtu dhe për vetëpastrimin.

Rrrumbullaku theksoi se të gjithë formularët janë dorëzuar por asnjë punonjës nuk ka pranuar të ketë pasur aplikacionet “SkyECC” apo “Eurochat”.

Punonjësit e policisë së shtetit, gardës së republikës dhe Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, që prej fillimit të dhjetorit kanë pasur  rreth 30 ditë kohë për të vetëdeklaruar nëse kanë qenë përdorues të rrjetit Sky dhe Encro Chat.

Kush rezulton se ka përdorur këto aplikacione, përjashtohet menjëherë nga detyra apo posti përkatës.

A kanë përdorur “SkyECC”? Policët dorëzojnë letrat

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit