Një lajm tragjik vjen nga Greqia, ku një shqiptar ka zgjedhur të vetëvritet paraditen e ditës së sotme në rrugën Dhrosopulu të Athinës.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 11:40 të paradites.
Ende nuk dihen shkaqet që e shtynë viktimën të kryente vetëvrasje duke u hedhur nga kati i katërt i banesës së tij.
Policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe ka konfirmuar se viktima humbi jetën në vend.
Ndërkohë që pritet në zonë të mbërrijë mjeku ligjor dhe prokurori për të vijuar hetimet lidhur me ngjarjen. Trupi i viktimës do të dërgohet në morgun e Athinës.