Fredi Beleri ka marrë leje këtë të diel të jetë prezent në ceremoninë mortore të gjyshes së tij.
Leja i është aprovuar teksa pritet nga momenti në moment të mbërrijë në varrezat e Himarës ku do të bëhet edhe përcjellja e të afërmes së tij për në banesën e fundit.
I vdiq gjyshja, SPAK i jep leje Belerit për të dalë nga burgu
Për këtë lirim të përkohshëm forca të shumta të policisë së shtetit si dhe forca të ndërhyrjes së shpejtë e kanë shoqëruar në Himarë.
Dhjetëra efektivë janë prezentë në Himarë për garantuar sigurinë përgjatë gjithë ceremonisë mortore.
Beleri nuk është lejuar të dalë nga automjeti që e ka shoqëruar prej daljes nga burgu, ndërsa nuk është lejuar po ashtu as futja e tij në kishë.
Beleri do të lejohet të dalë vetëm në momentin e përcjelljes në varreza të gjyshes së tij.
VIDEO/ Fredi Beleri i rrethuar nga forca të shumta policie në varrimin e gjyshes