-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ngjarjet më të bujshme nga showbizi shqiptar në 2023

Kryesoret

Këtë vit shumë ngjarje kanë ndodhur nga showbizi shqiptar ku nuk kanë munguar debatet, zhurmat dhe finalizimet e dashurive.

Fenomeni Luiz Ejlli

Një nga ngjarjet më të diskutuara të showbizit këtë vit ka qenë gjithë rrugëtimi i Luiz Ejllit në Big Brother dhe gjithashtu fitorja e tij. Madje për Luizin fansat arritën deri në protestë.

Ndarja e Sara Hoxhës dhe Ledri Vulës
Një nga ngjarjet e tjera më të komentuara të showbizit ka qenë edhe ndarja e përfolur e Sara Hoxhës me Ledri Vulën. Këtë lajm e ka bërë të ditur menaxheri i Ledrit, Faton Shoshit i cili tha në një intervistë se dyshja nuk janë më bashkë. Nga fansat është aluduar se ndarjen mes tyre e solli një koment i Ledrit në një video të Dafina Zeqirit çka më pas solli zënkën e dy vajzave dhe ndarjen e çiftit.

Ndarja e Dafina Zeqirit dhe DJ Geek, si dhe lajmi i martesës së Dafinës
Një ngjarje tjetër e përfolur ka qenë edhe ndarja e Dafina Zeqirit nga partneri i saj prej 6 vitesh DJ Geek. Është aluduar në media se kjo ndarje ndodhi për shkak se Dafina ndihej gati për krijimin e një familjeje ndërsa Geek jo. Ngjarja nuk mbaroi me kaq pasi Dafina rinisi një tjetër romancë ku dhe paralajmëroi se vitin tjetër do ketë dasmë.

Shtatzënia e Kiarës
Pas martesës së çiftit u aludua një shtatzëni e mundshme e Kiarës që fansat mezi e prisnin. Nëpërmjet videoklipit të Luizit u dha lajmi se shtatzënia e Kiarës ishte e vërtet dhe se çifti janë në pritje të një vajze.

Propozimi i martesës nga Donaldi
Dhe së fundmi nuk kishte si të mungonin çifti simpatik Donald Veshaj dhe Bora Zemani të cilët na dhuruan shumë emocione nëpërmjet propozimit për martesë. Donaldi i propozoi Borës në ditën e premierës së filmit të tyre “5 herë jo”.

Divorci i princit nga Elia dhe romanca e re me fotografen

Kujtojmë se Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia kanë zënë titujt kryesorë të mediave pas zbulimit se i kanë dhënë fund martesës.Po thuhet se Princi aktualisht është në një marrëdhënie të re me një fotografe, të quajtur Blerta Celibashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit