Më në fund është zbuluar identiteti i shqiptarit i cili ka qenë pjesë e një grupi kriminal që u shkatërrua nga Dea Amerikane në bashkëpunim me forcat policore të disa shteteve europiane.
Ai është Ylli Didani, 46 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës dhe prej vitesh banues në Illinois.
Grupi i cili ka trafikuar mbi 2.3 ton kokainë në 15 shtete, përfshirë edhe Spanjën drejtohej nga ky shqiptar.
Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ai rezulton i arrestuar më parë në aeroportin e Chicagos.
Operacioni “Bandi-Hammer” u zhvillua ditët e fundit dhe çoi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del se Ylli Didani ka themeluar në vitin 2013 një kompaninë minerare “US-MINERAL”, me zyra në Vlorë, Selenicë, dhe ishte pronar i saj me 100% të kapitalit.
Kapet super trafikanti shqiptar që po ndërtonte “dron nënujor” për kokainën