Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë. Lëkundjet ishin në rajonin qendror.
Banorëve në zonën bregdetare Noto në prefekturën Ishikaëa i’u kërkua “të evakuoheshin menjëherë në tokë më të lartë”, tha transmetuesi kombëtar NHK.
NHK tha se valët deri në 5 metra kanë arritur në Noto. Autoritetet kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime për cunami për prefekturat fqinje Niigata dhe Toyama, duke paralajmëruar se dallgët atje mund të arrijnë 3 metra.