Shtatë persona kanë pësuar lëndime të shumta trupore nga një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Llukar të Prishtinës.
Në këtë aksident janë përfshirë 2 automjete.
“Raportohet për një aksident trafiku ku ishin përfshirë dy veturave, ku përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj dhe katër femra. Të lënduarit janë dërguar në trajtim mjekësor”.
Policia njofton se një person i cili dyshohet se mund se është shkaktar i aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.