Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Leposaviç, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.
I dyshuari nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht motrën dhe prindërit e tij.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.