-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meloni shpallet nga gazeta italiane si “burri i vitit”

Kryesoret

Një gazetë italiane ka bërë një shkrim të çuditshëm duke e shpallur kryeministren italiane si “burrin e vitit”.

Libero vendosi për Melonin një shkrim në kopertinë me titullin “Uomo dell`anno”.

Ky shkrim nuk u prit shumë pozitivisht nga aktivistët e të drejtave të grave si edhe nga kundërshtarët politikë të saj.

Gjithashtu vërshuan edhe disa komente nga ta duke e akuzuar Melonin se nuk ka bërë mjaftueshëm për të mbrojtur gratë nga dhuna për regresin e rolit të tyre në shoqëri.

“Ne kemi zgjedhur dikë që ka treguar se di të luftojë. Giorgia Meloni për Libero është ‘burri i vitit’ sepse mbi gjithçka ka zhdukur luftën e gjinive duke e fituar atë, duke menduar ndryshe, duke qenë divergjente, duke kapërcyer arrogancën e burrave dhe disfatën e grave. Ajo jo vetëm që ka thyer tavanin prej qelqi, por e ka tretur atë”, tha gazetari që bëri shkrimin.

Vetë Meloni, deri më tani nuk ka vensour të reagojë për artikullin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit