-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha në arrest shtëpie, deputetët demokratë sërish poshtë ballkonit

Kryesoret

Sot pasdite demokratët do të mblidhen sërish para shtëpisë së ish-kryeministrit në gjest mbështetjeje të liderit të opozitës.

Anëtarët e Këshillit Kombëtar janë lajmëruar një ditë më parë që në orën 17:30 nis tubimi në rrugën “Mustafa Matohiti”, tubim që për demokratët është edhe një formë proteste ndaj vendimit të gjykatës për izolimin e liderit historik të PD.

Të shtunën Gjykata e Posaçme vendosi për arrest shtëpie për liderin e opozitës dhe ai nuk mund të komunikojë me asnjë përveç familjarëve të tij.

Edhe një ditë më parë mbështetësit e Sali Berishës qëndruan për disa orë para shtëpisë së liderit të opozitës. Vetë Berisha i përshëndeti ata nga dritarja, pasi vendimi i gjykatës i ndalon komunikimin me bashkëpunëtorët e tij politikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit