-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evropa Veriore ngrin, në Suedi temperaturat më të ulëta në 12 vitet e fundit

Kryesoret

Evropa Veriore ka arritur rënien më të lartë të temperaturave këto vitet e fundit.

Instituti meteorologjik suedez ka deklaruar se temperaturat kanë arritur nën minues 40 gradë.
“Në disa pjesë të Suedisë Veriore, si qyteti verilindor i Umeas, temperaturat ranë në nivelin më të ulët në 12 vjet”, tha SMHI.

“Të gjitha shërbimet e trenave të pasagjerëve që qarkullojnë në veri të Umeas janë pezulluar deri të enjten për shkak të rreziqeve të shtuara të sigurisë mes të ftohtit”, raportoi transmetuesi SVT.

Temperaturat më të ftohta në Suedi këtë shekull u regjistruan në shkurt të vitit 2001, kur në Storbo u mat minus 44 gradë Celsius.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit