Gol kuqezi në Spanjë. Granada sheh dritë në fund të tunelit në La Liga. Skuadra andaluziane triumfoi 2-0 përballë Cadizit.
Protagonist ishte edhe Myrto Uzuni, sulmues i Kombëtares shqiptare, autor i golit që zhbllokoi takimit në pjesën e parë.
Fitoren e vulosi Zaragoza në fraksionit e dytë, me golin e gjashtë sezonal, aq sa ka shënuar edhe Uzuni.
Me këtë sukses, Granda shkon në kuotën e 11 pikëve, por mbetet në vendin e parafundit.