Garry Kasparov, ish-kampioni i botës në shah dhe një nga kritikuesit më të mëdhenj të presidentit rus Vladimir Putin ka ironizuar së fundmi presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.
“Përgëzoj Vuçiçin dhe Orbanin që së bashku me diktatorët e Kinës, Kubës, Venezuelës dhe Sirisë ishin në listën e atyre që Putini uron festën! Kam dëgjuar se kjo lloj mirënjohjeje është edhe më e rëndësishme për punonjësit sesa paga dhe shpërblimet”, ka shkruar Kasparov.
Poshtë këtij postimi ndjekësit kanë komentuar se Vuçiç nuk është anëtar i NATO-s dhe se Orban nuk do të rizgjidhet më ndaj mund të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin.