Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një punonjës policie ka vrarë gruan e tij shqiptare dhe 2 djemtë e tyre.
Ngjarja ka ndodhur më 31 Dhjetor 2023 në banesën e çiftit. “The Guardian” raporton se autori, Watson Morgan 49 vjeç, ishte punonjës policie në SHBA.
Ai vrau me armë gruan e tij Ornela Morgan 43 vjeç me origjinë shqiptare, dhe dy djemtë e tyre 10 dhe 12 vjeç. Më pas u vetëvra.
Të gjithë trupat e pajetë të familjes u gjetën pasi autori nuk u paraqit në punë në departamentin e policisë së Bronxville.
Policia amerikane e ka konsideruar ngjarjen si vrasje dhe vetëvrasje. Një pistoletë u sekuestrua në vendngjarje.
“Në këtë fazë të hetimit, mendohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij përpara se të vriste veten me armë”, deklaroi policia amerikane.
Një fqinj i viktimave tha se “familja ishte e përsosur, amerikanë perfekt”.
“Kurrë nuk e mendoja që ai të bënte diçka të tillë. Fëmijët luanin gjithmonë këtu jashtë, ndërsa nëna e tyre ishte personi më i ëmbël që kemi takuar ndonjëherë”, tha fqinj i familjes.
Krim i rëndë në familje/ Rreshteri vret gruan shqiptare, 2 fëmijët e më pas veten