-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makina përplas 8-vjeçarin në Vlorë, ja si është gjendja

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë. Një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një fëmijë 8 vjeç në rrugën “Pelivan Leskaj”.
Sipas informacioneve nga policia, 8-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit. Raportohet se i mituri është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi M. Gj., 35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit