Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se tensionet për çështjen e Fredi Belerit u shfaqën qartë te ceremonia e varrimit e gjyshes së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës.
Gazeta shkruan se këto tensione tregojnë se sa e vështirë do jetë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për rastin e tij. Media e cilëson këtë dosje si “plagë” për palën shqiptare.
“Tensioni i dukshëm në varreza dhe koha shumë e kufizuar që Beleri u lejua të ishte i pranishëm në vendlindjen e tij, nuk sugjeronte një operacion policie për të ruajtur dikë të akuzuar për ryshfet, por për dikë të dënuar rëndësishëm me burg”, shkruan gazeta.