Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka folur për taksën e re të profesioneve të lira që hyri në fuqi që nga 1 janari 2024.
Sipas deputetes ky është një ligj që nuk u miratua nag i gjithë parlamenti dhe në mungesë të plotë të transparencës.
Në fjalën e saj për mediat, Pampuri tha se “ky taksim i ri në fakt do të krijojë pasoja të rënda me efekte që do të impaktojnë në një rritje të çmimit për shërbimet që këto sipërmarrje ofrojnë, për shkak të fitimit të munguar.”