Një tragjedi e pabesueshme ka ndodhur në Masaçusets SHBA, ku një familje prej tre anëtarësh është gjetur e vdekur brenda shtëpisë së tyre luksoze. Policia ka përcaktuar se tragjedia që mori jetën e Rakesh dhe Teena Kamal dhe vajzës së tyre adoleshente, Arianna , ishte një vrasje – vetëvrasje.
Rakesh Kamal, 57 vjeç, besohet se ka qëlluar gruan e tij, Teena, 54 vjeç dhe Arianna, 18, përpara se të kthente armën kundër vetes brenda vilës së tyre në Dover.
Një vit më parë, familjes i kishte humbur një pjesë e madhe e pasurisë dhe gruaja e biznesmenit kishte shpallur falimentimin.