Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ashtu sikur e ka detyrim për shkak të vendimit të Gjykatës së Posaçme. Në momentin që ka hyrë, Beqja nuk ka pranuar që të flasë për mediat.
Socialisti është në masën e sigurisë detyrim paraqitje dhe i është bllokuar pasaporta për të dalë jashtë vendit lidhur me hetimet për dosjen e koncesionit të Sterilizimit.
Por pak ditë më parë u zbuluan edhe detaje të reja nga hetimi pasuror sesi Beqja kishte futur në xhep përmes personave të tjerë me fatura fiktive shuma të konsiderueshme.