-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grabitja e armatosur në Suharekë, 6 të dyshuarit mbeten pas hekurave

Kryesoret

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë një vendim për vazhdimësinë e masës së paraburgimit edhe për 2 muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë.
Edhe pronarit të argjendarisë ‘Baraku’, Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi, i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Të njëjtën masë gjykata iu ka komunikuar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, që dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndryshe, grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë që tronditi vendin ishte planifikuar si në filma nga një grup prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.

Njëri nga ta, Dukagjin Gashi, ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e grupit të tyre, teksa vëllai i tij, Korab Gashi, akoma gjendet në arrati.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit