Para tre ditësh, një rreshter amerikan i cili ishte në prag pensioni, ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare Ornela Morgan, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në NewYork.
Të enjten shoqja e Ornelës, Enkolana Çekaj është shprehur e tronditur, pasi çifti ka pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë për konflikte mes tyre. Këtë verë ata shkuan me pushime për të festuar 15-vjetorin e tyre në një ishull dhe një lajm i tillë ka ardhur si një shok për të gjithë.
“Jam shumë e habitur sepse nuk ka pasur asnjë shenjë. Kanë qenë shumë të lumtur, kanë shkuar këtë verë me pushime për të festuar 15-vjetorin e martesës. Djemtë kanë qenë në Shqipëri, edhe kur kam ndenjur me ta kanë qenë shumë familje ideale që shpresoje të kishte një familje se ajo.
Të dy fëmijët kanë qenë fryt i kësaj martese. Këtë verë kanë qenë me pushime në një ishull afër, por edhe në Shqipëri kanë qenë disa herë së bashku me fëmijët. Këtë verë fëmijët shkuan vetë në Shqipëri sepse kishin shumë qejf të rrinin me gjyshen, gjyshin, dajën që kanë në Shqipëri” tha ajo.