-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi zemërthyer”! Flet mikesha e policit që vrau mësuesen shqiptare me dy fëmijët

Kryesoret

Një grua shqiptare me dy fëmijët u ekzekutua nga burri amerikan. Ngjarja e rëndë i tronditi të gjithë në një nga qytezat e Nju Jorkut ku jetonin. “Asnjëherë nuk e di se çfarë po ndodh në mendjen e dikujt tjetër”, kështu u shpreh mikesha e efektivit të policisë i cili i mori jetën gruas së tij shqiptare dhe dy djemve  të tyre 10 dhe 12-vjeç. Mikesha e tij u shpreh se “zemra e saj është rënduar shumë” nga kjo histori.

Ornela Morgan, shqiptare me orgjinë nga Korça që punonte si mësuese bashkë me dy djemtë e saj 10-12 vjeç janë vrarë me armë zjarri nga bashkëshorti i saj amerikan. Watson Morgan pas vrasjes masakër që i ka bërë familjes së tij ka vrarë dhe veten. Policia shprehet se ende nuk ka një motiv për ngjarjen e rëndë ndërkohë që ende vijojnë hetimet.

“Ndonjëherë ndodhin gjëra që janë të vështira për t’u kuptuar. Ju pyesni veten nëse kishte ndonjë gjë që mund të kishit bërë për të ndryshuar rezultatin. A ka diçka që mund të kishit thënë për të ndryshuar trajektoren? Ne të gjithë kemi udhëtimet tona individuale edhe pse e zëmë këtë hapësirë ​​që e quajmë tokë së bashku.

Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt”, tha Jones-Arietta mikesha e efektivit të policisë. Policia e Bronxville tha se Watson nuk u paraqit për turnin e tij të mbrëmjes të Premten, kështu që ata kontaktuan policinë e Clarkstown për të bërë kontrollin e mirëqenies.

Krim i rëndë në familje/ Rreshteri vret gruan shqiptare, 2 fëmijët e më pas veten

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit