Një psikolog i famshëm nga Britania, Craig Hamilton-Parker, i cili është konsideruar “Nostradamusi i ri”, ka bërë disa parashikime të pabesueshme për vitin 2024, pasi tha se Vladimir Putin do të jetë në prag të vdekjes, Papa Françesku do të ndërrojë jetë, ndërsa Donald Trump do të kthehet në presidencën amerikane raporton Daily Mail.
“Nostradamusi i ri” ndjen se do të ndodhë një krizë rreth Joe Biden, disa sfida ligjore, siç po ndodhin aktualisht me Trump. Por, do të ketë një lloj shqetësimi për shëndetin e Trump, që nuk do ta ndalojë atë. Joe Biden do të largohet nga detyra para zgjedhjeve në minutën e fundit dhe për një periudhë të shkurtër kohore Kamala Harris do të jetë në detyrë.
Ai parashikon gjithashtu tensione të mëtejshme midis Kinës dhe Tajvanit, me Kinën të rrënuar nga problemet ekonomike. Por, vuri në dukje përparimin në shkencë dhe spiritualitet, që do të shihet si një gjë e mirë nga shumë njerëz në mbarë botën.
Së fundi, ai iu referua luftës në Rripin e Gazës. “Unë shoh që njerëzit në Gaza do të vërshojnë në Egjipt dhe nga Bregu Perëndimor në Jordani dhe do të qëndrojnë në Egjipt dhe Jordani sepse Gaza do të bëhet e pabanueshme. Besoj se dhuna do të përhapet në Bregun Perëndimor në vitin 2024 dhe shoh një shkatërrim sistematik të Gazës. Mendoj se lufta po zgjerohet në Liban me përfshirjen e Amerikës dhe një luftë gjithëpërfshirëse midis Izraelit dhe botës islame”, shtoi “Nostradamusi i ri”. Por, në lajmet më të mira do të ketë përparime në kërkimet ndaj e kancerit dhe një zbulim të ri të insulinës”.