Orges Shehi ka marrë një barazim në ndeshjen e tij të parë nën drejtimin e stolit të Partizanit.
Kampionët e Shqipërisë prej ditësh ndodhen në Antalia ku po zhvillojnë një mini-fazë përgatitore, gjithashtu kanë shfrytëzuar mundësinë për të zhvilluar një miqësore me ekipin holandez të Volendam.
Një përballje e cila përfundoi në shifrat 1-1, ku ekipi i Shehit la shijen e një dominimi total në pjesën e parë.
Partizani zbriti në fushë me: Qirko, Buxhelaj, Cara, Gueye, Hadroj, Keko, Mehmeti, Mensah, Rrapaj, Sembene dhe Sota.
45 minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, ndërsa Birçaj në minutën e 68-të kaloi në epërsi të kuqtë. Vetëm pesë minuta zgjati avantazhi i Partizanit, me holandezët që barazuan 1-1 me Booth në të 73 minutë.
Një debutim pozitiv për trajnerin e ri të Partizanin, me Shehin që pas katër ditësh (9 janar) do ketë një tjetër shans të shohë formën e lojtarëve, për miqësoren ndaj Neftchi Baku.