-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njoftimi/ Devijohet trafiku në Durrës

Kryesoret

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se për pesë ditë do të bëhet devijimi i trafikut rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit, ku do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse.

“Në vijim të punimeve që do të kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore  Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet devijimi i Trafikut Rrugor në Rrugën e Unazës në Durrës, në zonën e mbikalimit do të ketë ngushtim të rrugës që do të shoqërohet me sinjalistikën përkatëse sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut.

📆Punimet do të zgjasin 5 ditë, fillojnë ditën e hënë, datë 08.01.2024-12.01.2024.

🦺Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje” njofton ARRSH.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit