Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Serbi për shkak të dhunës së ushtruar ndaj politikanit serb Nikolla Sanduloviç. Deri më tani dyshohet se Sanduloviç u rrah brutalisht nga shërbimet sekrete serbe pasi një ditë më parë ai nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jasharin dhe kërkoi falje për krimet e kryera nga Serbët në luftën e Kosovës.
Sipas vajzës se tij, Klara Sanduloviç i ati ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar nga BIA serbe. Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta.
“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt. Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar.”, pohon Klara Sanduloviç në median kroate “Slobdana Dalmacja”.
Bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari, dhunohet keq politikani serb