Futbolli shpesh her dhuron ndarje të dhimbshme por dhe bashkime të ëmbla, dhe ky është rasti i Xhuliano Skukës, i cili është rikthyer në shtëpi tek partizani.
Lajmi i bujshëm është bërë i ditur nga vetë klubi kryeqytetas me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Gjithashtu shpjegohen dhe disa detaje të marrëveshjes, ku kuptohet se Skuka do të jetë në huazim nga Metz deri në përfundim të sezonit.
“Partizani me kënaqësi zyrtarizon rikthimin e Xhuliano Skukës. Klubi dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët. Skuka do të jetë pjesë e të kuqve deri në përfundim të sezonit 2023-2024 duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri” shkruhet në njoftim.
Lojtari ka qenë pjesë e Partizanit, në sezonet 2021/2022 dhe 2022/2023. Me skuadrën kryeqytetase, në kampionat, ai numëron 19 gola.