-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partizani mposht Dinamon 2-1, derbi i kryeqytetit mbyllet me sportivitet

Kryesoret

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Dinamos përfundoi këtë të shtunë me triumfin e të kuqve 2-1 në “Arenën e Demave”. Ndeshja kishte karakter më simbolik sesa ndikim në renditjen përfundimtare, pasi të dyja skuadrat kishin vendosur fatin e tyre përpara takimit.

Atmosfera në stadium ishte më e qetë se zakonisht, me tribunat dukshëm më të zbrazëta. Grupimi “Ultras Guerrils” vendosi të bojkotojë ndeshjen, ndërsa tifozët e tjerë dhe disa turistë të huaj tentuan të sjellin pak gjallëri në shkallët e stadiumit.

Të dy trajnerët shfrytëzuan rastin për të aktivizuar lojtarë që kishin marrë më pak minuta gjatë sezonit, duke sjellë edhe disa debutime. Një tjetër veçori e këtij derbi ishte arbitrazhi, i besuar një tresheje femrash, me Emanuela Rustën si kryesore, ndërsa disa nga lojtarët kryesorë të të dyja skuadrave ndoqën ndeshjen nga tribuna VIP.

Në fund të sfidës, duke qenë ndeshja e fundit e sezonit të rregullt, lojtarët e të dyja ekipeve ndërruan fanellat me njëri-tjetrin, duke përmbyllur kampionatin me sportivitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit