-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Roli i mafies shqiptare për trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Kryesoret

Më 27 tetor, 90 policë, 22 automjete dhe një kamion, qëndruan në gatishmëri në një fushë në periferi të Santiagos, kryeqytetit të Kilit.

Nuk ndodheshin aty për të shuar ndonjë protestë të zhurmshme, por për të vëzhguar një narkofuneral: varrimin e një gruaje të re, që dyshohej se kishte lidhje me trafikantët e drogës.

Një ngjarje e tillë, gjatë së cilës vajtuesit shpesh qëllojnë me plumba në ajër, më parë do të kishte qenë krejt e papërfytyrueshme në Kili, që është konsideruar prej kohësh si një nga vendet më të sigurta në Amerikën Latine.

Por midis majit 2019 dhe shtatorit 2023, bandat mbajtën gati 2,000 funerale të tilla, sipas presidentit Gabriel Boric. Në shtator, zoti Boric paraqiti një projektligj në Kongres me synimin për t’i kufizuar ato.

Harta e vrasjeve në Amerikën Latine po ndryshon. Shkalla e vrasjeve në rajon ka rënë që nga viti 2017, megjithëse shtete si Meksika dhe Brazili kanë ende disa nga qytetet me shkallën më të lartë të vrasjeve në botë.

Por në shtete që më parë ishin të sigurta, shkalla e vrasjeve po arrin nivele rekord, duke përfshirë Ekuadorin, Kosta Rikën dhe Kilin. Këtë dukuri mund ta përmbledhim si “rrjetin e ri të narkotikëve”, ku ndërthurja e drogës, armëve dhe emigrimit, po nxit dhunën e bandave në të gjithë rajonin (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit