Aventura e Paskuale Mazokit te Napoli ka nisur në mënyrë katastrofike, pasi debutimi do të mbetet një njollë në karrierën e tij. Ish-kapiteni i Salernitanës ka kaluar në këtë merkato dimri te Napoli, por starti është për t’u harruar.
28-vjeçari hyri në fushë në minutën e 46-të, por ndeshja për atë zgjati vetëm 3 minuta. Për ndërhyrjen me taka në kofshën e kundërshtarit Mazoki fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, por gjyqtari është thirrur nga VAR-i dhe pasi ka parë pamjet arbitri ka ndryshuar vendimin. Arbitri anuloi kartonin e verdhë dhe akordoi kartonin e kuq për Paskuale Mazokin.
Momenti i ndëshkimit me karton të kuq për afrimin më të ri të Napolit (VIDEO)