22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Napoli prek fundin në Torino, disfatë 3-0, Mazzarri fillon të dridhet

Kryesoret

Napoli është më në krizë se kurrë. Në Torino, kampionët e Italisë prekën fundin, duke marrë një humbje të thellë 3-0 nga skuadra e Ivan Juric.

Sanabria në pjesën e parë, Vlasic dhe Buongiorno ndëshkuan të kaltrit, dhe tani edhe Walter Mazzarri ka filluar të dridhet.

Në ndeshjen e dhjetë që nga kthimi i tij nën hijen e Vezuvit ai pësoi humbjen e tij të gjashtë dhe vendi i tij në drejtimin e skuadrës nuk është aspak i sigurt.

Ndeshja filloi me pak tension nga të dyja anët. Torino filloj të rrezikonte me  Zapatan që provon i pari, por Gollini përgjigjet me një pritje qendrore.

Me kalimin e minutave Napoli u hodh në kërkim të golit, ishte Raspadori ai që humbi një rast të shkëlqyer duke goditur në këmbët e Milinkovic-Savic.

Pak minuta para përfundimit të pjesës së parë Torino gjeti avantazhin me Sanabrian.

Në pjesën e dytë Mazzocchi bëri një debutim për tu harruar me Napolin, vetëm tre minuta lojë dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Ky ishte dhe momenti ku filloj tatëpjeta për ekipin e Mazzarrit, i cili ndoqi ndeshjen nga tribuna.

Vlasiç shënoi të dytin për Torinon ndërsa Buongiorno realizoj të tretin, me miqtë që për asnjë moment nuk treguan qëndresë, gjithçka përfundoi në 3-0.

Një disfatë e cila thellon dhe më shumë krizën e Napolit, vendi i 8-të në kampionat dhe vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit.

Torino nga ana tjetër gëzon tre pikëshin dhe sheh veten vetëm -1 pik nga kampionët e Italisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit