Në juglindje të vendit janë rikthyer reshjet e dëborës në lartësinë mbi 700m.
Reshje të shumta dëbore ka pasur në aksin rrugor Dardhë-Boboshticë, ndërsa trashësia e borës ka shkuar deri në 5-6 cm.
Segmentet e tjera rrugore ne zonën e Korçës janë përfshirë nga reshjet e shiut, por kontraktorët janë në gatishmëri për çdo situatë.
Ekipet kanë qenë gjatë gjithë kohës në terren dhe kanë pastruar rrugët nga sasia e shumtë e dëborës si dhe kanë bërë të mundur kriposjen e rrugës.