Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali në zonën e Mosciano-s ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar.
Viktima quhet Eduart Hoxha dhe është babai i 2 fëmijëve. Ai jetonte prej disa vitesh në atë zonë së bashku me gruan dhe 2 fëmijët e tij.
Bëhet me dije se ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti. 32-vjeçari po drejtonte makinën e tij e tipit “Fiat Punto” teksa u përplas me një Audi që drejtohej nga një 25-vjeçar i cili është dëmtuar lehtë.
Mësohet se pasi zjarrfikësit kanë nxjerrë shqiptarin nga makina e kanë nisur për në spital, por fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë pak minuta më vonë.
Policia po punon për zbardhjen e situatës.